Shkatërrohet banda e laçianëve të armatosur, zbulohen 3 makinat luksoze të vjedhura

  • 12 October 2017 - 12:42
Shkatërrohet banda e laçianëve të armatosur, zbulohen 3 makinat luksoze të vjedhura

Policia ka arrtiur te gjeje prova qe kane cuar drejt prangave tre shtetas nga Laçi, te akuzuar per nje seri vjedhjesh.

Policia e Tiranes njofton se ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Riprogramuesit”, në kuadër të të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Riprogramuesit”, në kuadër të të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• -Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç, banues në Laç
• -Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç, banues në Laç
• -Gazmir Seli, 33 vjeç, banues në Laç

Rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit Izmir Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• Një kaçavidë.

• Një sharrë hekuri.

• Një pult automjeti e markës BMW.

• Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve).

• Nje çip elektronik çkodimi.

• Dy aparate telefonik

Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• Nje armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë

• Një armë gjahu teke marka Ruse.

Një pistoletë e markës “EKOL Firat Magnum”

• Katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë

• Një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman• Një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri

• Dy aparate elektronike multimetër

• Një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator”

• Pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse

• Një autoradio

• Dy automjete të markës Mercedes Benz

• Një automjete i markës BMW• Një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë

Shtetasit e sipërpërmendur dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë vijojnë:

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3:

• Më datë 08.01.2017, në rrugën “Shkodra”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X6, në pronësi të shtetasit E. H.
• Më datë 14.06.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. Z.
• Më datë 15.07.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit R. Z.
• Më datë 28.07.2017, në rrugën “Turan Pash Përmeti”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. H.
• Më datë 02.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. P.
• Më datë 09.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit A.Z.
• Më datë 12.09.2017, në rrugën “Marubi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit T. F.
• Më datë 20.09.2017, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit B. P.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6:
• Më datë 28.04.2017, në rrugën “Stefan Shundi”, kanë vjedhur automjetin e markës, në pronësi të shtetasit G. G.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë;
• Më datë 10.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit S. B.
• Më datë 13.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur dy automjete të markës BM X5, në pronësi të shtetasve K. Sh. dhe T. K.
Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;
• Më datë 13.08.2017, në Shkallnur Durrës , kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. K.
• Më datë 13.08.2017, në lagjen 13, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit F. Ç.

Vazhdon puna për grumbullimin e provave dhe fakteve ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmedur për veprat penale “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhja e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”, parashikuar nga Nenet 134/2, 134/22 dhe 278/3, të Kodit Penal.

(Kosova Sot)