Hertica: Ethet e vjeshtës

  • 12 October 2017 - 13:25
Hertica: Ethet e vjeshtës

Një konstatim të ngjashëm e nxjerr edhe analisti Ali Hertica, i cili thotë se ethet e Gjykatës Speciale po fillojnë me temperaturat e ulëta të vjeshtës së këtij viti."Tani po duket që filloi vjeshta e furtunës së fillimit të veprimit nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, që është krijuar në Hagë, duke e marrë bekimin edhe nga vetë Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën trysninë e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, dhe militantët e tij partiakë, së bashku me aleatët e subjekteve të tjera politike për t'i zhveshur figurat kyçe të UQK-së nga lufta e cila ishe heroike, por që u manipulua nga vetë nëntoka dhe figurat e larta politike dhe ushtarake", u shpreh ai. "Kjo gjykatë do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000, të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa dallim funksioni. Me drejtësinë duhet dhe do të ballafaqohet secili i akuzuar që është i involvuar në këto akuza, po qe se janë vërtet ashtu siç thuhet nga Gjykata Speciale dhe kjo do të përfshijë edhe shumë bashkëpunëtorët nga disa subjekte të tjera politike", tha Ali Hertica. Ai nuk beson që me veprimin e kësaj gjykate mund të kapitullojë politika kosovare, por ajo vetëm mund të pastrohet dhe të reformohet më shpejt dhe më lehtë. 

(Kosova Sot)