< Smaka: Skema korruptive - Lajme - Kosova Sot
Smaka: Skema korruptive

Smaka: Skema korruptive

Profesori i së drejtës Riza Smaka, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se nisur nga të dhënat e medieve që shkruajnë varg e vijë se avokatë të caktuar në vend që i përfaqësojnë rastet juridikisht dhe drejt e legalisht, duke i kontribuar kështu drejtësisë dhe gjykatave, por, siç tha, ata veprojnë ndryshe. "Bie fjala, që në marrëveshje fillimisht me prokurorë e gjykatës të caktuar hyjnë në atë trinomin dhe ku në atë trinom në vend që të aplikohet ligji, aplikohet një drejtësi artificiale në favorin e padrejtësisë dhe disfavorin e drejtësisë, derisa rrjedhimisht në masë të konsideruar në këtë mënyrë influencohet në joefikasitetin dhe joefiçiencën e prokurorive e të gjykatave, por edhe në përgjithësi të sistemit të drejtësisë dhe po ashtu kështu devalvohet e diskreditohet besimi në institucionet e drejtësisë", u shpreh Riza Smaka. 

(Kosova Sot)

3 orë e 17 minuta më parë