Durrsaku ‘mjeshtër’ i armëve, vihet në pranga - Lajme - Kosova Sot
Durrsaku ‘mjeshtër’ i armëve, vihet në pranga

Durrsaku ‘mjeshtër’ i armëve, vihet në pranga

Policia e Durrësit ka bërë me dije se ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar, i cili ishte person në kërkim.

Mësohet se në pranga është vënë Daniel Bushi  33 vjeç, banues në Durrës.

Për 33-vjeçarin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Pas arrestimit, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot)

20 orë e 4 minuta më parë
23/04/18