Gruaja fiton kompensim për ditët që i mori pushim për t’u kujdesur për qenin e sëmurë

  • 12 October 2017 - 18:25
Gruaja fiton kompensim për ditët që i mori pushim për t’u kujdesur për qenin e sëmurë

Një grua italiane, e cila i kishte marrë dy ditë pushim për t’u kujdesur për qenin e vet të sëmurë, do të kompensohet me pagesë.

Akademikja, emri i të cilës s’u bë publik, nga Universiteti i Romës “La Sapienza”, iu drejtua gjykatës për të kërkuar kompensim për dy ditët që i kishte marrë pushim për t’u kujdesur për kafshën e vet shtëpiake.

Avokatët e saj e përdorën si argument ligjin e rreptë për kafshët, i cili thekson se kushdo që e braktis një kafshë në gjendje të rëndë duhet të burgoset deri në një vit dhe të gjobitet me deri në 10.000 euro, sipas La Pressa.

Gjykata e ka pranuar argumentin e avokatëve të saj dhe e ka urdhëruar universitetin që t’ia llogarisë dy ditët pushim akademikes si mungesë e lejuar nga puna për shkaqe personale familjare. 

(Kosova Sot)