Shqiptarët nuk i përshtaten tregut të punës në Tiranë, shumë kërkues s’kanë punuar kurrë

  • 12 October 2017 - 19:16
Shqiptarët nuk i përshtaten tregut të punës në Tiranë, shumë kërkues s’kanë punuar kurrë

Është rritur numri i të punësuarëve në Tiranë por problem mbetet niveli i ulët arsimor i tyre dhe mospërgjigja ndaj kërkesave që ka tregu sot.

ABC News ka ndjekur disa nga intervistat që kanë dhënë të interesuarit për një punë në zyrat e punësimit të kryeqytetit.

Ndërgjegjësimi se duhet punuar është rritur me kalimin e viteve në vendin tone, por shqiptarët janë ende të paditur për kërkesat që ka sot tregu i punës. Kjo vihet re tek të rinjtë që përzgjedhin pothuajse të njëjtat degë ku vendin e parë e zë juridiku. 

Drejtoresha e e Zyrës Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Marisa Kacori, tregon për ABC News se të tjera është sistemi bankar dhe financiar që kërkon më shumë sot.

Akoma më të shumtë janë ata banorë të kryeqytetit që kanë vetëm arsimin 9 vjeçar. 

Madje nuk kanë bërë asnjë ditë punë në jetën e tyre.

Kjo situatë e vështirëson gjetjen e një pune, pasi vendet e lira vijnë nga sektorë të cilët kërkojnë arsim dhe kualifikim të lartë.

Këta njërëz por edhe të tjerët orientohen nga zyra e punës drejt qendrave të kualifikimit profesional, jo për të marrë një certifikatë por për mësuar një zanat. Shumë të tjerë që tregohen të gatshëm të bëjnë çdo lloj pune u ofrohet një kontakt me subjektin që kërkon ti punësojë.

Nëse do ti referohemi shifrave sot 48.9 përqind të të punësuarëve e zënë gratë dhe vajzat dhe 39,7 përqind të rinjtë e grupmoshave 16 deri 29 vjeç. 

Vendet e lira të punës janë publikuar edhe në faqjen zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ku kupton se sot duhet ti përshtaten njerëzit tregut dhe jo anasjelltas.

(Kosova Sot)