Badallaj: Banditët e rrezikshëm, në krye të Prishtinës

  • 12 October 2017 - 19:44
Badallaj: Banditët e rrezikshëm, në krye të Prishtinës

Analisti Reshat Badallaj - Zhurjani thotë se për katër vjet resht, kupola qeverisëse e Prishtinës nuk ka treguar asgjë më shumë se mjeshtërinë e tyre për lidhje korruptive në interes të përfitimit të klanit të tyre te inkriminuar. "Qeverisja e klubit kriminal 'Vetëvendosje', që drejtohet edhe ndonjë një dite nga bishtdredhuri, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe sejmenët e tjerë, të cilët që në fillim u shitën dhe u lidhën me krim të organizuar. Mjeshtëria e këtij klubi ishte mashtrimi dhe dredhitë që iu bënë popullit dhe elektoratit duke i tradhtuar interesat e tyre jetike. Kjo garniturë ogurzezë mori yrnekun dhe eci edhe më keq e më zi se klani shume banditesk që quhej 'PRONTO', që ka hyrë në historinë shqiptare si klani me mafioz që i ngjan klanit të Zemunpoljes, klanit kolumbian dhe atij sicilian, që vodhi, shkatërroi pasurinë e Kosovës", u shpreh ai ne vijim. "Për një hap kësaj bande me banditët më të rrezikshëm që strehoheshin në skëterrën kërcënuese për vendin 'Pronto' ia kaloi shumë shpejt vetë Shpend zeza, pjella titiste që u lidh drejtpërdrejt me bandën famëkeqe serbo-çetnike e kriminale Devolli, mirëpo kësaj bande serbo-çetnike VVja, e sidomos pjella e zezë antikombëtare Shpendi, ia pa hairin se u bë kumbarë me bandën hajdute dhe raciste Devolli, që i konsideroi shqiptarët tamam si kafshët, duke u shitur krunde kafshësh në vend të miellit human", tha Reshat Badallaj. Mirëpo, kupola e VV-së në krye të Komunës nuk është kënaqur vetëm me këtë. Sipas analistëve, kompania "Rexha" ishte edhe një infuzion i ri për lidhjet e tyre që dyshohet të jenë korruptive, me të cilat duhet të merret Prokuroria Speciale e Shtetit. " Kjo bandë me këta sejmenë e keqqeverisën dhe sunduan kryeqytetin, u lidhën familjarisht, akraba, baxhanakesha. Vetëm ndiqni dhe ecni rrugës së gjurmëve se çka janë këta mes vetes. Jusuf Ulaj për kë e ka të martuar motrën, shikoni se kush është pronari i kompanisë "Rexha" dhe binduni. Por, dallaveraxhiu i kësaj dredhie në dëm të Prishtinës dhe qytetarëve të saj është Shpend Ahmeti me Dardan Sejdiun, Dardan Molliqajn, Liburn Aliun dhe ndonjë këlysh i vogël aty rrotull", theksoi analisti Badallaj. Dhe krejt këto dallavere, sipas tij, po bëhen për blerjen e votave për ta rimarrë pushtetin në sundimin kriminal të Prishtinës.

(Kosova Sot)