< Apeli në Facebook: Kërkoj fëmijën që braktisa 40 vjet më parë - Lajme - Kosova Sot
Apeli nė Facebook: Kėrkoj fėmijėn qė braktisa 40 vjet mė parė

Apeli nė Facebook: Kėrkoj fėmijėn qė braktisa 40 vjet mė parė

Tani edhe pse ajo është nënë e dy djemve të mëdhenj, po kërkon fëmijën e saj. Një mesazh i shkurtër, por intensive i postuar në Facebook, me shpresën se dikush mund ta kontaktojë.

“Jam Maria Cristina Zilli, lindur me 23 tetor 1956. Kërkoj dashurinë”, është apeli i një gruaje nga San Vitoe Tagliamento (Pordenone), Itali, që 43 vjet më parë braktisi fëmijën e saj të sapo lindur.

Sipas asaj që raporton Il Gazzettino, që ka rindërtuar historinë, Zilli atë kohë ishte17 vjeçe dhe jetonte në Zoppola (Pordenone). U dashura marrëzisht me një ushtar të zonës sa saj dhe mbeti shtatzënë. Ai kur e mori vesh që do të bëhej baba, braktisi.

Ishte 3 gushti i 1974 kur Maria Cristina lindi. Prindërit e dërguan në Klinikën Gjinekologjike të Spitalit të Padovas për të zhdukur thashethemet. E reja nuk pati as kohë që t’i jepte një emër vogëlushit.

Ajo mezi arriti që ta shihte atë përpara se ta çonin në jetimore. I pari dhe i vetmi shikim mes tyre, të paktën deri sa dikush t’i përgjigjet apelit të saj.

(Kosova Sot)

13 minuta më parë