Guraziu: TENDEROMANIA U THELLUA NË KEQQEVERISJEN E VV-SË ME SUNDIM TË INKRIMINUAR

  • 12 October 2017 - 20:35
Guraziu: TENDEROMANIA U THELLUA NË KEQQEVERISJEN E VV-SË ME SUNDIM TË INKRIMINUAR

Ragip Guraziu konstaton se për këto katër vjet lidhja kriminale e keqqeverisjes së "Vetëvendosjes" ia ka kaluar me të madhe edhe klanit "Pronto"."Zinxhiri komandues klanor në krye me Shpend Ahmetin,Dardan Seidiun,tërë tenderët më të mëdhenj i dhanë me lidhje dhe u shkuan kryesisht Devollëve,dhe ky zinxhir komandues ka vepruar njësoj edhe me lejet e ndërtimit, ekskluzivisht e vetëm për ata që paguajnë mitë,sërish të inkriminuarve të klanit "PRONTO" dhe DEVOLLËVE,si dhe kompanive që financojnë VV-në apo janë të afërta me ta. Qershia mbi tortë sigurisht se ishte ajo shëtitja "historike" në jahtin e Blerim Devollit,i blerë me milionat e krimit të organizuar dhe ku edhe u vërtetua e dëshmua se ku në të vërtetë Shpend Ahmeti i bënte pazaret kriminale me mafiooligarkët e inkriminuar Devolli,dhe jo vetëm",ka theksuar ai."Tani,qytetarët e Prishtinës e kanë shansin për të refuzuar këtë klan kriminal të VV-së,duke mos ia dhënë votën klikës së krimit tepër të organizuar të Shpend Ahmetit,Dardan Sejdiut,Liburn Aliu,Dardan Molliqajt etj.,pasi vota për këta njerëz dhe këtë parti të tyre mafioze është votë për krejt mafinë e tyre në Prishtinë.Kjo mafi e ka forcuar së tepërmi mafinë dhe nëntokën e ndërtimit me të cilën VV-ja është bashkuar si një korporatë e madhe kriminale dhe nga e cila ka përfitime në baza ditore dhe shuma dhjetëra- milionëshe,që i sollën edhe rritje votash përmes shitblerjesh dhe trafikimit të votës nga qytetarët e nëpërkëmbur e të varfër nëpër lagjet e fshatrat e Prishtinës të udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu,të VV-së,krejt identike e vëllazërore me atë të keqqeverisurit të klanit famoz të inkriminuar 'PRONTO'",potencoi më tutje analisti Ragip Guraziu."Gjatë tërë mandatit qeverisës të Shpendit dhe Dardanit,tërë tenderët më të mëdhenj u shkuan kryesisht kompanive të DEVOLLËVE të inkriminuar,si dhe kompanive të afërta e të lidhura apo pjesë të VV-së (rasti i fundit kompania"Rexha",me pronar Samir Rexha dhe lidhja me pllakat dhe kubëzat nga kompania "R.U.B.",ku bashkëpronar është edhe kandidati i Lëvizjes 'Vetëvendosje' për deputet Jusuf Ulaj,bashkëshortja e të cilit është motra e pronarit të kompanisë "Rexha")",gjëra të cilat tanimë i dinë qytetarët e Prishtinës,që u dëshmuan në skandalin rinovimit trevjeçar të sheshit kryesor në lagjen më të madhe "Dardania" ,ka thënë në fund për gazetën analisti Ragip Guraziul.

 (Kosova Sot)