Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Angli

  • 13 October 2017 - 14:29
Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Angli

Policia angleze ka vënë në pranga 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë.Gjatë operacionit të zhvilluar në Gloucestershire, policiasekuestroi një sasi droge që kap vlerën prej 750 mijë paund.

Oficerët bastisën 11 prona në Gloucester dhe Cheltenham si dhe 4 lavazhe brenda dy ditëve.Në Gloucester u arrestuan 8 persona të moshës 20 deri në 33 vjeç, një 21-vjeçar nga Norëich dhe një burrë 34 vjeçar nga Essex.

Gjithashtu pjesë e grupit kriminal është edhe një vajzë 17-vjecare.Policia e Gloucestershire tha se fermat e kanabisit u zbuluan në 6 prona në Gloucester dhe Cheltenham dhe disa nga anëtarët e bandës ishin shqiptarë të ciliët kishin një rol kyc ne grup, raporton BBC.

(Kosova Sot)