Motra e gjyqtares kërkesë gjykatës: Mi lini mua fëmijët. Burri vrasës: Ata do rrinë me njerëzit e mi

  • 13 October 2017 - 15:16
Motra e gjyqtares kërkesë gjykatës: Mi lini mua fëmijët. Burri vrasës: Ata do rrinë me njerëzit e mi

Pak kohë pas gjëmës në familje, kur ish-burri ekzekutoi ditën në mes të Tiranës gjyqtaren Fildes Hafizi, motra e saj i është drejtuar me kërkesë gjykatës.

Motra e gjyqtares së ndjerë, Amela Asllanaj ka kërkuar që gjykata t’i japë saj kujdestarinë e dy fëmijëve, vajzës dhe djalit, raporton “News 24”.

Mësohet se kërkesa është depozituar ne Gjykatën e Tiranës dhe ka pasur perballje me vete autorin e krimit, te atin e femijeve, Fadil Kasemi.

Mesohet se Kasemi ka kundërshtuar këtë kërkesë duke u shprehur se “femijët nuk kanë pse te shkojnë tek tezja, kur mund te rriten pranë të afermve te mi”.

(Kosova Sot)