Basha tregon emrat: Këta janë kryebashkiakët që duhen arrestuar

  • 13 October 2017 - 18:14
Basha tregon emrat: Këta janë kryebashkiakët që duhen arrestuar

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se zgjedhjet janë vjedhur nga disa kryebashkiakë.

Për Bashën ata janë të parët që duhen vënë në pranga pasi kanë tjetërsuar votën e popullit.

“Qazim Sejdini ka lidhje direkte dhe personale me trafikantë e biznesmenë të lidhur me krimin, ashtu si në Elbasan planet për vjedhen e votës i ka bërë me Qazim Sejdinin, në Durrës i ka bërë më Vangjush Dakon dhe bandat e Durrësit e Shijakun. Në shijak i blinte me bandat e Elvis Roshit. E njëjta gjë edhe në Lezhë, Fushë-Arrëz, Dibër e Tepelenë.

E që të shpëtojë vendi, Basha u shpreh se duhet të shkarkohet Gramoz Ruçi, të arrestohet vëllai i Fatmir Xhafës, të arrestohen Qazim Sejdini e Vangjush Dako.

Nëse ata arrestohen, shqiptarët bien në paqe”, tha Basha.

(Kosova Sot)