Carla Bruni: Më tërheq akoma Nicolas, seksi me të është fantastik

  • 13 October 2017 - 22:48
Carla Bruni: Më tërheq akoma Nicolas, seksi me të është fantastik

Albumi i saj i fundit “French Touch” doli më 6 tetor. Po më shumë se sa për muzikën, Carla Bruni vazhdon të përflitet për lidhjen e saj me ish-presidentin francez Nicolas Sarcozy. Një marrëdhënie që shkon për mrekulli, sipas asaj që rrëfen ish “Premiere Dame”.

“Jam akoma shumë e tërhequr nga Nicolas, e mendoj se edhe ai tërhiqet nga unë, e shpresoj pas 10 vitesh. Sekreti i  martesës sonë? Kombinimi i mirë midis dëshirës dhe miqësisë. Kur jetonim në Elize darkonim gjithmonë dhe flisnim, sepse jemi miq. Por kishim edhe raporte seksuale fantastike. Për të mos u mërzitur, në shtrat mjafton të ruash një pjesë misteri. Nuk mendoj se duhet të jesh shumë i tërhequr nga njeriu që dashuron, sepse kur dëshira mbaron dhe nuk ka më mister, në atë pikë tundohesh për tradhëti. Vetëm zjarri dhe pasioni të çojnë në shkatërrim”, ka thënë Bruni.

(Kosova Sot)