Kështu do të jetë moti sot në Kosovë

  • 14 October 2017 - 10:32
Kështu do të jetë moti sot në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s\

(Kosova Sot)