Istog, arrestohet pasi sulmoi fizikisht femrën me të cilën bashkëjetonte

  • 14 October 2017 - 11:18
Istog, arrestohet pasi sulmoi fizikisht femrën me të cilën bashkëjetonte

Viktima femër ka raportuar në polici së është sulmuar fizikisht nga mashkulli me të cilin bashkëjetonte, rasti ka ndodhur të premtën në Istog.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Njoftimi i policisë:

Istog 13.10.2017-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare me te cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot)