Abrashi shpalos planin për arsim, sport dhe kulturë

  • 14 October 2017 - 12:08
Abrashi shpalos planin për arsim, sport dhe kulturë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka shpalosur planin për arsim, sport dhe kulturë për kryeqytetit.

Abrashi për arsimin u zotua se do vazhdojë zhvillimin infrastrukturor të arsimit duke i ndërtuar 7 shkolla, renovimin e objekteve shkollore, ndërtimin e objektit për shkollën e muzikës dhe shkollën “Ali Sokoli”.

Ndërkaq për sport ka parapara ndërtimin e qendrës nacionale për sport, si dhe stadium kombëtar “Arena Dardani”. Po ashtu, ka thënë se plan tjetër është edhe kthimi i Pallatit të Rinisë, duke e kthyer në pronë komunale dhe duke bërë investime për modernizimin dhe aktivizimin e sallës.

Ndërkaq për kulturë, Abrashi u zotua se do të fokusohet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke rikthyer qytetin e vjetër të Prishtinës, muzeun memorial për ngjarjet e viteve 1998/98, dhe teatrin e qytetit.

(Kosova Sot)