Princesha që shërbeu në Kosovë akuzohet se është materialiste

  • 14 October 2017 - 12:25
Princesha që shërbeu në Kosovë akuzohet se është materialiste

Për 11 vjet, Princesha Tessy e Luksemburgut, jetoi e lumtur me burrin e saj, Princin Louis, duke rritur dy fëmijë dhe duke ndjekur një karrierë në bamirësi në Londër, teksa punonte në emër të vajzave të reja dhe adoleshenteve.

Por pas raporteve ma herët gjatë këtij viti që çifti po kërkonte divorc, Princesha tani po detyrohet t’i luftojë akuzat në Luksemburg se gjoja ajo është materialiste.

Një artikull në një revistë thashethemesh belge, akuzoi Princeshën Tessy se është martuar për familjen mbretërore të Luksemburegut vetëm shkaku i ngritjes dhe përfitimit të saj financiar.

Sidoqoftë, Tessy, e cila para se të martohej kishte pasur një jetë dhe status të thjeshtë, i ishte bashkuar forcave të armatosura të kombit të saj në moshën 18 vjeçare, duke u arritur të bëhej tetare në 2004, kur shërbente për forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

(Kosova Sot)