Plani i Muharrem Sfarqës për Ferizajn

  • 14 October 2017 - 13:00
Plani i Muharrem Sfarqës për Ferizajn

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga LDK’ja, Muharrem Sfarqa, ka thënë që udhëheqjen e kësaj komune e ka marrë në gjendje emergjente dhe ka bërë investime të jashtëzakonshme, që kanë përmirësuar infrastrukturën e përgjithshme dhe kanë hapë mundësi për zhvillim në këtë komunë.

Sfarqa këtë trend zhvillimor e ka premtuar edhe për mandatin e ardhshëm.

“Ofrojmë atë çka gjendet sot në Planin Zhvillimor Komunal, i cili është miratuar me të gjitha procedurat në kuvendin komunal. Ne kuadër të tij planifikojmë ndërtimin e qytetit të ri në drejtim të fshatrave Balaj, Nerodime dhe Drenjak, ku fillimisht do të vendosen 20 mijë banorë. Gjithashtu do të punojmë në çështjen e spitalit, trajtimin e ujerave të zeza dhe zgjidhjen e problemit me ujin e pijes” deklaroi Sfarqa në Klan Kosova.

Tutje kandidati i LDK’së premtoi që do të vazhdoj subvencionimin e kamatave për agrobiznese dhe produkte bujqësore.

(Kosova Sot)