Guraziu: Politika, përgjegjëse për dështimin

  • 14 October 2017 - 13:42
Guraziu: Politika, përgjegjëse për dështimin

Përgjegjës të vetëm e bën për këtë izolim të Kosovës politikën aktuale edhe Ragip Guraziu. "Klasa politike e Kosovës ka dështuar totalisht me mosplotësimin e standardeve për sundimin e ligjit dhe mospërmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave. Tani kryeministri Ramush Haradinaj na doli me një deklaratë se liberalizimi i vizave nuk e ka edhe aq larg afatizimin, se së shpejti do ta kemi këtë fat edhe ne qytetarët e Kosovës, duke mos caktuar data e ditë, por me atë avazin e kryeministrave para tij. Me këto premtime një- soj dhe kjo është arsyeja pse nuk po na pranon Evropa", u shpreh ai."Është vetë klasa politike që po e bën vendin të papranueshëm nga BE-ja, pasi nuk po i plotësojnë standardet që BE-ja po i kërkon nga ta! Pra, është vetë klasa politike e Kosovës që ka dështuar totalisht, sepse është e inkriminuar në krim të organizuar dhe si e tillë nuk mund të plotësojë standardet për sundimin e ligjit, që do ta bënin vendin të pranueshëm nga BE-ja", theksoi Guraziu."Kjo është arsyeja që po na ndëshkon Evropa edhe si qytetarë të Kosovës, me mosliberalizim të vizave, nisur nga fakti se një pjesë të fajit e kemi ne qytetarët, ngase po kjo klasë politike e tejinkriminuar po vazhdon të mos ndëshkohet, por votohet nga populli, edhe pse e njëjta i ka sjellë dëme të mëdha Kosovës, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror", tha Guraziu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)