Pas denoncimit të Sali Berishës, policia në aksion për të arrestuar vëllain e Moisi Habilajt

  • 18 October 2017 - 23:32
Pas denoncimit të Sali Berishës, policia në aksion për të arrestuar vëllain e Moisi Habilajt

Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë konfirmuar për “Panorama” kapjen e 10 tonëve me drogë në Vlorë të cilat i denoncoi pak minuta më herët ish-kryeminsitri Berisha.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky hetim ka nisur rreth një vit më parë, por policia kishte anashkaluar.

 Për kapjen e sotme policia nuk ka qenë në dijeni, thonë burimet për “Panorama”.

Ish-kryemisnistri Sali Berisha ka publikur nje material video ne “Facebook”, ku shkruan:

“Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! sb qytetari dixhital denoncon! “Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”.

(Kosova Sot)