Shpend Oligarku, mashë e mafisë, mashtrues i votuesve

  • 19 October 2017 - 08:28
Shpend Oligarku, mashë e mafisë, mashtrues i votuesve

Mandati kriminal i VV-së, shembull që kërkon ndëshkim

Qytetarët, të vetëdijesohen për të mos u mashtruar sërish

“Mafia e lidhur me ndërtimin, me biznesin dhe me njerëz të fuqishëm nga bota e biznesit kanë karakterizuar punën e të gjithë kryetarëve të deritashëm të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe Shpendin... Derisa në kohën e Isës mafia e komunës ishte e përbërë nga Sami Hamiti dhe vartësit e tij, në kohën e tanishme është e përbërë nga Liburn Aliu dhe vartësit e tij”, tha Faton Mehmeti

Janë vetëm edhe katër ditë që ndajnë Kosovën nga dita kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur  qeveritë e reja komunale, asambletë me përbërje të re dhe kryetarët e komunave, por në opinionin publik tek opinionistët dhe analistët një vëmendje më e madhe është te vota për komunën e Prishtinës, e keqqeverisur katër vite nga ‘Vetëvendosje’ dhe kryetari i saj, Shpend Ahmeti. Gjatë këtij mandati të parë të ‘Vetëvendosjes’ në pushtet, testi me komunën e Prishtinës ka pasur shumë akuza publike edhe nga opozita për përfshirjen e Shpend Ahmetit edhe  në krim të organizuar, por edhe se është një dembel i papërmirësueshëm, një demagog dhe hipokrit i llojit të vet. Mbi bazën e këtyre gjykimeve negative, edhe analistët e pavarur, që po ashtu kanë vlerësim kritik kundër kësaj qeverisje të deritanishme, theksojnë se qytetarët nuk do të duhej dhënë një mundësi tjetër për të qeverisur VV-ja dhe Shpend Ahmeti  komunën e Prishtinës, sepse një kryetar i tillë nuk ka çka i duhet Prishtinës, për më tepër i akuzuar si i inkriminuar thellë me krimin e organizuar, me ato shëtitjet e tij me jahte dhe dyshimet për pazaret e orëve të mbrëmjes në këto jahte. Ahmeti me vartësit e tij po akuzohet nga opozita dhe analistët e pavarur edhe për korrupsion me lejet e ndërtimit, për të cilat ai gjatë vitit 2014  krenohej se gjoja sa pak leje ndërtimi po jepte Komuna e Prishtinës, duke thënë se lejet e shumta të ndërtimit janë burim i korrupsionit dhe krimit nga ish-zyrtarët e inkriminuar me lejet e ndërtimit në një kohë të gjatë dhjetëvjeçare, e që ishin me në krye  Sami Hamitin dhe grupin e LDK-së, realiteti në vitin 2015, 2016 e 2017 ndërron dukshëm! Të dhënat zyrtare të Komunës së Prishtinës tregojnë se në vitin e par,ë 2014, të qeverisjes së Ahmetit u dhanë vetëm 83 leje për 228,882 metra katrorë ndërtim, mirëpo në vitin vijues, 2015, pasi që dyshohet se Shpendi, Dardani e Liburni dhe sejmenët-sekserë të tyre i bënë "pazaret" korruptive e kriminale për shumë miliona euro me"nëntokën e krimit" në Prishtinë , menjëherë lejet e ndërtimit të inkriminuara u shtuan dhe u dyfishuan dhe u dhanë 158 leje ose u dhanë leje për 594,722 metra katrorë ndërtim. Në vitin 2016, përkatësisht në vitin e parafundit të qeverisjes së Ahmetit, Komuna e Prishtinës ka dhënë edhe 158 leje për një hapësirë prej 515,637 metra katrorë. Tani analistët theksojnë se Shpend Ahmeti dhe vartësit e tij nga VV-ja  po gënjejnë se si gjoja i “ndalën” ndërtimet e inkriminuara, mirëpo e vërteta në bazë të shënimeve zyrtare  të ueb-faqes së Komunës së Prishtinës, tregojnë se Shpend Ahmeti dha dyfish leje më shumë se ish-kryetari i Prishtinës, Mustafa. Nga ky aspekt dyshohet se lejet e ndërtimit janë dhënë dhe po jepen në mënyrë selektive "vetëm atyre që paguajnë "mitën" përmes skemave të paracaktuara të krimit te organizuar : Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Liburn Aliu, përmes sekserëve e sejmenëve të vet, edhe atë pikërisht   atyre "të inkriminuarve", të cilët deri para pak kohësh edhe vetë i quanin "mafiozë të ndërtimit të inkriminuar!? Ndërkaq, që nga 2014-ta ky grup i zyrtarëve të organizuar në Prishtinë vazhdon të bllokojë e refuzojë t’u jap leje ndërtimi atyre që do të ndërtonin në tokën e tyre private, në të drejtën e tyre ligjore dhe pa dhënie të " ryshfetit", pra pa korrupsion e mitë po shkel në masë e pandalshëm ligjet dhe kushtetutën e vendit, pasi që disa nga "nëntoka e krimit" i kanë kërkuar , kushtëzuar e shantazhuar, që mos t’u mundësojë zhvillimin e pronës në mënyrë të ligjshme.

Qytetarët ta ndëshkojnë qeverisjen e inkriminuar

Analisti Dardan Grapci thotë se me rastin e keqqeverisjes në komunën e Prishtinës, opozita me të drejtë ka ngritur akuza kundër Shpend Ahmetit dhe VV-së, sepse e ka kapur me presh për dore, prandaj tani është në dorën e qytetarëve që ta ndëshkojnë këtë qeverisje të inkriminuar. “Me shumë të drejtë janë ngritur këto akuza kundër Shpend Ahmetit nga opozita, sepse Shpendi jo vetëm që ishte i përshirë në krime te organizuara, por gjithashtu Prishtinën e ka lënë në dorë të mafio-oligarkëve të cilët kanë blerë prona publike aty ku është e ndaluar me ligj. Prishtina do fundoset nëse qytetarët gabojnë... mashtrohen dhe ia japin Shpend Ahmetit edhe një mandat. Kur them fundoset, e kam fjalën që Prishtinës do t’i humbet krenaria si kryeqytet dhe do humben shumë vizitorë nga vendet e huaja”, u shpreh ai. “Kanë thënë vazhdimisht se ujku sulmon natën dhe aty ku nuk e pret, prandaj Shpend Ahmeti me këto shëtitjet e tij me jahte dhe atë në orët e vona të mbrëmjes po tregon që unë nuk e veti askënd, bëj çka të dua. Shpendi, Dardani dhe Liburni duhet të ndalen, së pari duke u ndryshuar qeverisja në Prishtinë, por edhe nga Policia e Kosovës, sepse sa jam duke e vërejtur Gjykata Speciale e Kosovës në vend se t’i ndjekë dhe t’i shtijë prapa grilave ‘peshqit e mëdhenj’, ata shkojnë i arrestojnë personat që ndoshta nuk kanë lidhje fare me këto krime. Për vete po çuditem se si deri më sot këta mafiozë nuk janë arrestuar. Si ka mundësi që shteti i Kosovës dhe autoritetet e drejtësisë po lejojnë që këta sekserë ta shkatërrojnë një qytet brenda 4 vjetësh, si ka mundësi që personat e paguar nga kjo bandë e kriminalizuar në pikë të ditës dalin dhe shantazhojnë njerëzit dhe i rrahin?, për këtë e kam unë vetëm një përgjigje dhe ajo është – KORRUPSIONI”, tha Grapci për “Kosova Sot”. 

Drejtësia të hetojë aferat e rënda

Edhe analisti Ragip Guraziu thotë se Shpend Ahmeti me grupin e tij kriminal, me korrupsion e mitë, po i shkelin në masë e pandalshëm ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe është një mëkat i madh që drejtësia nuk po merret me këta njerëz. “Akuza publike deri tani nga opozita e Prishtinës për përfshirjen e Shpend Ahmetit në krim të organizuar po hasin në vesh të shurdhër, por tani gjithë  nga kjo çka është bërë publike, në mos tjetër,  kam një besim se qytetari i Prishtinës do t‘i ndëshkojë me votën e 22 tetorit Shpend Ahmetin dhe oligarkët rreth tij. Se është edhe një dembel i papërmirësueshëm, një demagog dhe hipokrit i llojit të vet, nuk do koment dhe nuk i duhet Prishtinës një kryetar i tillë, për më tepër i akuzuar si i  inkriminuar thellë me krimin e organizuar, me ato shëtitjet e tij me jahte dhe pazaret e orëve të mbrëmjes në këto jahte, etj., etj.”, është shprehur ai. “Shpend Ahmeti po mundohet të trillojë opinionin, sidomos atë të Prishtinës, përderisa gjatë vitit 2014 Shpend Jahti krenohej se gjoja sa pak leje ndërtimi po jepte Komuna e Prishtinës, duke thënë se lejet e shumta të ndërtimit janë burim i korrupsionit dhe krimit nga ish-zyrtarët e inkriminuar me lejet e ndërtimit në një kohë të gjatë, dhjetëvjeçare, e që ishin me në krye Sami Hamitin dhe grupin e inkriminuar të LDK-së , realiteti në vitet 2015 dhe 2016 e 2017 ndërron dukshëm!”, theksoi Guraziu. Ndërsa analisti Reshat Badallaj thotë se përfundimisht kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, nuk i duhet një njeri si dembeli Shpend Ahmeti, pasi ai personalisht dhe kjo bandë dhe ky klub i ‘Vetëvendosjes’ po mundohet ta mbajnë Prishtinën me çdo çmim bashkëlidhur me bandën ‘Devolli’. “Shpendi dhe të gjithë ata këlysh rrotull do të mbahen mend për oligarkët mafiozë që dallaveret në dëm të popullatës dhe kryeqytetit i bënë larg syve të popullit, larg tokës së Kosovës, në ujërat e thella të Serbosllavisë, në jahtin disa milionësh, por mbetet të zbulohen se kush ishin përcjellësit e rrezikshëm me motoskafe dhe ku i dërguan paratë me thasë”, tha Badallaj.

Nga mashtrimi, në mashtrim

Edhe njohësi i politikave të zhvillimit ekonomik, Mustafë Kadrijaj, konstaton se qytetarët e kryeqytetit të Kosovës të lodhur nga një qeverisje  komplet e korruptuar,  siç ishte qeverisja e Isa Mustafës që jo vetëm  për leje ndërtimi, por edhe një vërtetim më të thjeshtë nuk ke mundur me e marrë pa ia paguar një kafe ose një drekë zyrtarit përkatës, u mashtruan dhe kështu si alternativë shpëtimin e kërkuan duke u përcaktuar para katër vjetësh për Shpend Ahmetin, si shpëtimtari i Prishtinës. Mirëpo, katër vitet e qeverisjes së VV-së dhe të Shpendit, sipas Kadrijat, treguan se edhe ky ishte një mashtrim. “Shpend Ahmeti gjatë këtyre katër viteve qeverisëse ka tri faza që ia mban mend opinioni. Në fillim Shpend Ahmeti filloi me akuza dhe ankesa ndaj ish-pushtetit të kaluar, duke dërguar dosje në prokurori, ku njihen 72 dosjet që asnjëherë nuk u mor askush me to, ose për mungesë të fakteve ose me ndikim të Isa Mustafës, sepse ishte kryeministër i vendit, e që s’do mend se ka mundur të ndikojë në prokurori. Faza e dytë filloi me një qeverisje, duke ngritur cilësinë e shërbimeve ku mund të marr një certifikatë të lindjes pa pritur në rend, duke vendosur një aparat në hyrje të Komunës së Prishtinës,  por qeverisja nuk ishte aspak investive që me kartën se po i ndalë ndërtimet pa leje që në parim u prit mirë  nga opinioni,   në praktikë e bllokoi ndërtimin ku u vërtetua edhe me të hyrat buxhetore. Ndërsa faza e tretë duke u munduar që të plotësojë hendekun dhe filloi me dhënie të lejeve të ndërtimit saqë e tejkaloi edhe qeverisjen e Isa Mustafës. Në këtë rast vlen fjala popullore "aty ku ka tym ka edhe zjarr", kështu që filluan dyshimet për qarkullimin edhe të disa fotove të kryetarit për takime me biznesmenët e jahtit natën dhe kështu sipas përshtypjes së opinionit publik u ngjall dyshimi se aty u kurorëzuan edhe marrëveshje, që deshëm apo nuk deshëm të krijon përshtypjen që ka vend për dyshim”, theksoi Mustafë Kadrijaj.

Mafia ndryshoi vetëm emrin

Analisti Faton Mehmeti vlerëson se që nga paslufta Prishtina asnjëherë nuk ka pasur kryetar të duhur, kryetar të qytetarëve të Prishtinës. Ai thotë se degradimi i Prishtinës ka filluar qysh moti dhe ka vazhduar dhe po vazhdon ende, pavarësisht zotimeve të kryetarit aktual se Prishtina do të ndryshojë. “Mafia e lidhur me ndërtimin, me biznesin dhe njerëz të fuqishëm nga bota e biznesit, kanë karakterizuar punën e të gjithë kryetarëve të deritashëm të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe Shpendin”, u shpreh ai. “Lejet e ndërtimit gjithnjë janë dhënë si këmbim i të hollave, kjo dihet tashme dhe është sekret publik. Derisa në kohën e Isës mafia e komunës ishte e përbërë nga Sami Hamiti dhe vartësit e tij, në kohën e tanishme është e përbërë nga Liburn Aliu dhe vartësit e tij. Pra, nuk ndryshon diçka esenciale në të udhëhequrit e komunës së Prishtinës. Të gjithë janë njësoj, kanë si qëllim degradimin e vendit si dhe pasurimin në mënyra të paligjshme”, tha Faton Mehmeti.

Qytetarët të zhgënjyer

Hilmi Halili, qytetar nga Prishtina, thotë se duke u bazuar në prezantimin gjatë fushatës shumë lehtë kuptohet se sa është dëmtuar kryeqyteti, duke i përfshirë debatet në TV, ku shihet qartë se banorët janë mashtruar, pasi që kryetari aktual nuk është në dijeni për disa çështje."Ndalimi dhe largimi i punëtorëve” ka ardhur që në kohën e Shpendit, me largimin dhe ndalimin e lejeve, është dëmtuar ekonomia deri në atë masë ku edhe vetë Qeveria, e më saktë MEF-i,  ka pasur problem në realizimin dhe mbushjen e kasafortës së shtetit”, u shpreh ai. “Korrupsioni ka lulëzuar në masë të madhe pasi që edhe vetë sistemi i instaluar,  ndalja e lejeve, e ka bërë të mundur që leja e ndërtimit të merret me linja korruptive! Besojmë se tani me ndryshimet që priten, duke pasur konkurrencë, obligimet e një kryetari duhet të jenë vetëm ato ndaj çdo qytetari. Prandaj, përgjigjja ime në pyetjen tuaj se a i duhet  kësi lloj personi apo kryeqytetit, them se kryetari i tillë nuk i nevojitet taksapaguesit, e hiq më pak edhe kontakteve me organizatat ndërkombëtare që deri më sot nuk u është dhënë rasti që të bashkëpunojnë me Komunën e Prishtinës”,tha Hilmi Halili.  Po aq kritike është dhe Fatime Ahmeti nga Prishtina, banore në lagjen ‘Dardania’. “Unë si banore e Prishtinës kam shume vërejtje për qeverisjen e Shpendit. Shpend Ahmeti dhe ‘Vetëvendosje’ e kanë kritikuar dhe e kanë akuzuar vazhdimisht Isa Mustafën për leje ndërtimi, kurse Shpendi ka dhënë leje pa kufi! E nëse flasim për korrupsion, Shpendi është i korruptuar, që nga koka e gjer te këmbët, si thotë popull! Unë kisha bërë apel tek qytetarët e Prishtinës që mos ta votojnë atë, Shpendin! Le ta votojnë atë që vërtet e do Prishtinën dhe është i përkushtuar fuqimisht për të zgjidhur pa asnjë hezitim problemet e grumbulluar për qytetarët e saj”, tha Fatime Ahmeti. Edhe Naser Ramadani, nga fshati Hajvali, thotë se të gjitha këto që janë potencuar janë të sakta dhe të argumentuara.“Ajo që dua të them është se e gjithë zhurma, e cila është trumbetuar nëpërmes rrjeteve sociale dhe formave të shumta, të cilat Shpend Ahmeti dhe ‘Vetëvendosje’ i bëjnë që mospunën e tyre ta zëvendësojnë me zhurmë, propaganda, gënjeshtra dhe çka është më e keqja janë duke bërë që t'i shpërlajnë trurin njeriut, sidomos të rinjve, kur dihet se mosha e re shkon pas zhurmave, thirrjeve dhe ku skandalet bëjnë hov. Mosha rinore e Prishtinës sikur e ka humbur toruan pas këtyre trumbetimeve të rrezikshme, ku me çdo kusht Shpendi do që t'i mbajë, domosdoshmërisht, vetëm dhe vetëm që të mbajë pushtetin”, theksoi Naser Ramadani.

Gashi e akuzon kryetarin në largim për mashtrim

Ish-shefi i grupit të asamblistëve në Asamblenë Komunale të Prishtinës, Agim Gashi, nga LDK-ja, thotë se pret me të drejtë që gjyqin e madh mashtruesit dhe të korruptuarit, Shpend Ahmetit dhe grupit të tij, do t’ia bëjnë qytetarët më 22 tetor.“Gënjeshtrat e pareshtura të Shpend Ahmetit po përfundojnë më 22 dhjetor. Ai po gënjen se në mandatin e LDK-së janë ndërtuar 45 mijë objekte pa leje. Ai po gënjen se e ka realizuar furnizimin me ujë për 24 orë. Ai po gënjen se e ka realizuar projektin e koogjenerimit, ai po gënjen se i ka zgjeruar hapësirat publike dhe ai po gënjen se e ka rritur transparencën dhe e ka eliminuar partizimin në institucione dhe shumë gënjeshtra të tjera. Ai u mundua të gënjejë edhe për "jahtin" dhe për mësimin gjithëditor në shkolla. Ai s'po tregon të vërtetën se e futi trafikun urban 10 milionë euro borxh dhe se qarkullimi ditor në këtë kompani është 4 mijë euro, me të cilat as shpenzimet nuk mund t'i mbulojë!”, u shpreh ai. “Ai s'po tregon se projekti i mësimit gjithëditor është stopuar, sepse ka dështuar. Ai s'po tregon se po bashkëpunon me "Devollët" dhe me të gjithë të tjerët që po e financojnë VV-në. Ai po gënjen se nuk i ka rritur tatimin në pronën e paluajtshme. Ai s'po tregon të vërtetën se asnjë metër nuk e ka investuar për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit,  nuk e ndërtoi asnjë objekt shkollor dhe nuk investoi asnjë metelik në bujqësi e kulturë, në rini e sport. Pra, gënjeshtrat e tij s'kanë fund”, tha Gashi për “Kosova Sot”.

Dardan Grapci për “Kosova Sot” pohon se pikërisht biznesi me leje të ndërtimit në mënyrë të kundërligjshme iu ka sjell zyrtarëve komunalë përfitime marramendëse, derisa janë bllokuar qëllimshëm pronat private

 

 “Biznesit” më të madh që ia pa hairin jetësor nëpërmes të krimit, Shpend "Jahti" dhe Dardan Sejdiu si "ustah të krimit”  është pikërisht ai duke shitur leje ndërtimi, duke bashkëpunuar ditën e natën në terr me krimin e organizuar brenda dhe jashtë Komunës së Prishtinës, sepse po u mundësohet nga ana e Shpendit dhënia e lejeve të ndërtimit në mënyrë selektive "vetëm atyre që paguajnë "mitën" përmes skemave të paracaktuara të krimit të organizuar : Shpend Ahmeti,  Dardan Sejdiu dhe Liburn Aliu, përmes sekserëve e sejmenëve të vetë, edhe atë pikërisht atyre "të inkriminuarve" , të cilët deri para pak kohësh edhe vetë i quanin "MAFIOZ TË NDËRTIMIT TË INKRIMINUAR!”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

 

Hilmi Halili ka pohuar se sa i përket aferës së pazareve të bëra në jahtin milionësh, ato u shfaqën në publik dhe se ai veprim duhet të vlerësohet nga qytetari, sepse ato udhëtime janë edhe shpenzime buxhetore komunale

 

“Ai s'po tregon se i shkatërroi ndërmarrjet komunale vetëm për inat të opozitës e ndoshta për inat të opozitës do ta "djegë" edhe një herë Prishtinën, siç u mundua ta djegë Parlamentin e Kosovës me militantët e VV-së gjatë protestave”, tha Agim Gashi   

(Kosova Sot)