Të dielën në mbrëmje nisin shirat
Fundjava mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare deri mesditën e së dielës kur një sistem vranësirash vjen nga veriperëndimi dhe vendoset gradualisht deri në mbrëmje mbi të gjithë territorin.
Orët e natës sjellin shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë vendin. E hëna, pritet të jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin verior dhe zonat e thella malore të verilindjes.
Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 - 17°C zonat malore; 18 - 21°C zonat e ulëta dhe 19 - 20°C bregdeti.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur.
(Kosova Sot)