Voton Isa Xhemajlaj, fton qytetarët të dalin në votime

  • 22 October 2017 - 11:30
Voton Isa Xhemajlaj, fton qytetarët të dalin në votime

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj ka kryer obligimin e tij duke votuar në Drenas.

Xhemajlaj pas hedhjes së votës në kutinë e votimit ka mbajtur një fjalim para mediave me ç’rast iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit që të dalin në votime dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre politik për katër vitet e ardhshme.

Xhemajlaj shpreson që dita të shkoi mirë pa incidente. 

(Kosova Sot)