Bekim Jashari: Uroj të na prijë e mbara!

  • 22 October 2017 - 11:33
Bekim Jashari: Uroj të na prijë e mbara!

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka votuar në një nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Bekim Jashari pas votimit ka ftuar qytetarët të dalin dhe të votojnë sipas dëshirës dhe vullnetit të tyre. 

Jashari ka thënë se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

“I përshendes të gjithë qytetarë e Skenderajit dhe gjithë Kosovës. Të dalin të votojnë pa dallime gjine dhe të votojnë  sipas dëshirës. E rëndësishme është me shfrytëzu të drejtën e votimit. Urojë të na prijë e mbara” ka thënë Jashari.

(Kosova Sot)