Trump thotë se pa Twitter nuk do t’i fitonte dot zgjedhjet

  • 22 October 2017 - 12:02
Trump thotë se pa Twitter nuk do t’i fitonte dot zgjedhjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka mbrojtur përdorimin e rregullt të rrjeteve sociale, veçanërisht të Twitterit, si dhe ka thënë se pa të mund të mos i kishte fituar zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar.

Në një intervistë me “Fox Business”, Trump ka thënë se i shmang, siç ka thënë, mediat e padrejta, duke folur direkt përmes rrjeteve sociale, transmeton Express.

“Të shkruash statuse në Twitter është sikur daktilografist – kur unë e transmetoj, ju menjëherë e transmetoni në emisionet tuaja. Të jem i sinqertë me ju, dyshoj se do të isha këtu sikur mos të ishte për rrjetet sociale”, ka thënë Trump.

Trump i ka quajtur platformë ta hatashme llogaritë e veta në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Liderët republikanë rregullisht i kanë bërë thirrje Trumpit ta shmangë apo ulë përdorimin e Twitterit. Trump e ka pranuar se disa miq të tij i kanë sugjeruar atij të mos e përdor rrjetet sociale.

Trump rregullisht sulmon në Twitter, veçanërisht mediat dhe kundërshtarët politikë. 

 (Kosova Sot)