Kadrijaj:"Qytetari i Prishtinës, duhet të mendojë mirë që nuk duhet t'i japë krahë një lëvizjeje siç është "Vetvendosje"

  • 22 October 2017 - 12:08
Kadrijaj:

Qeveria e VV-së, qeveri e kungjave


Analisti Mustafë Kadrijaj  thotë se Prishtina ka vendnumëruar në zhvillim me Shpend Ahmetin dhe VV-në dhe parimisht, veç disa ndryshimeve minimale, ka mbetur aty ku e ka lënë Isa Mustafa.

"Kur kujtojmë premtimet e kryetarit të tanishëm zero korrupsion, ujë 24 orë, shkolla të reja, po ashtu çdo shkollë bibliotekë e shumë premtime, kjo të bën që të irritohesh edhe më shumë, sidomos për faktin që për korrupsion vetëm zhurmë ka pasur, e ku edhe vetë qeverisja 'Ahmeti' u gllabërua nga grupet kriminale të natyrës ekonomike, e ku zyrtarë të lartë komunalë, në këtë rast edhe kryetari, realizuar marrëveshje larg zyrave komunale, duke mos i rënë në sy publikut, por që vetëm falë teknologjisë u shkrepën fotot e kryetarit në jahtin e famshëm të Devollëve dhe u zbardh skandali", u shpreh ai.

"Edhe mbas katër vjetëve qeverisje, Prishtina po përballet me trafik të ngarkuar, edhe mbas katër vjetëve nuk kemi parkingje të mjaftueshme për vetura, edhe mbas katër vjetëve kryeqytetit përballet me mungesë dhe reduktime të ujit të pijshëm, edhe mbas katër vjetëve nuk u përmirësua hapësira në shkolla, e mos të flasim për shkolla të reja e biblioteka në shkolla. Po mbas katër vjetëve trotuaret e Prishtinës janë mbushur me kungja. Pra, qeveria e Shpend Ahmetit mund të quhet edhe qeveri e kungjave.

Nëse para katër vjetëve ka pasur arsye me plot të drejtë qytetari t'ia japë besimin Shpend Ahmetit, tani ka edhe më shumë të drejtë të mendojë dhe të kërkojë një alternativë të re dhe kryetar të ri, sepse edhe vetë kryetari aktual para katër vjetëve ka pas deklaruar që 'nëse nuk i përmbushi premtimet mos ma jepni votën'", tha Kadrijaj për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)