Gjuriq: Arrestimi i aktivistëve të Listës Serbe, presion

  • 22 October 2017 - 13:28
Gjuriq: Arrestimi i aktivistëve të Listës Serbe, presion

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka vlerësuar se arrestimi i dy aktivistëve të Listës Serbe është presion dhe tentim për t’i frikësuar serbët.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të ruajnë lidhjet me Beogradin. Gjuriq tha për RTS se në zgjedhjet lokale në Kosovë pritet dalje masive dhe se serbët duhet të qëndrojnë të bashkuar.

Duke komentuar arrestimin e aktivistëve të Listës Serbe Momqillo Jançiq dhe Novica Shoshiq nga Pasjani, dhe se për atë që në Gjilan janë marrë në pyetje Zoran Stojanoviq dhe Zoran Simiq, Gjuriq vlerësoi se kjo nuk është e rastit.

Sipas fjalëve të tij, Prishtinës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare nuk i përgjigjet uniteti serb dhe lidhjet institucionale me shtetin e Serbisë. Gjuriq vlerësoi se ata dëshirojnë që të shohin Listën serbe si parti të ndarë.

(Kosova Sot)