Gruaja që u bë kurban për Urën e Fshejtë

  • 27 July 2015 - 20:15
Gruaja që u bë kurban për Urën e Fshejtë

Kjo legjendë është e ngjashme me atë për Kalanë e Rozafatit

“Kur të nesërmen kishte ardhur nusja e vëllait të tretë ata i kishin treguar se duhet të bëhet kurban për të qëndruar ura. Ajo kishte pranuar, por kishte kërkuar që njërin gji t’ia linin jashtë, pasi djalin e kishte të vogël dhe i duhej t’i jepte. Këtë kërkesë të saj vëllezërit e kishin pranuar. Kështu sot e asaj dite në anën e poshtme të urës në një vend pikon uji i bardhë, që kinse thuhet nga legjenda se është qumështi i nënës për djalin", është shprehur Bajrami

E ndërtuar midis dy qyteteve të mëdha, Gjakovës dhe Prizrenit, Ura e Fshejtë përbëhet nga një hark tejet i lartë nën të cilin kalon lumit Drini i Bardë. Thellësia e këtij harku deri tek shtrati i ujit është 30 metra, ndërsa gjatësia e urës është 70 metra. Një urë që duket se lidh dy brigje i jep pamje të bukur kësaj ane, por po ashtu është edhe një vend pushim piktoresk për vizitorë, të cilët kalojnë andej pari dhe freskohen në ujin që kalin nën të. E sado që duket tërheqëse kjo urë ka një legjendë të dhimbshme, që ndryshe njihet si legjenda e sakrificës dhe thuhet se pa sakrificë nuk mund të arrihet asgjë. Sipas kësaj legjende, sakrificat për të arritur diçka i bëjnë njerëzit e ndershëm dhe besnikë dhe për këtë njihet edhe si legjenda e besës ose fjalës së dhënë. Më saktësisht nëse ndokush ka dëgjuar për historinë e kështjellës së Rozafatit ku u flijua një grua për të qëndruar kjo kështjellë në këmbë, atëherë e njëjta legjendë qëndron edhe mbi këtë urë që e ka marrë emrin si Ura e Fshejtë. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image