Ndodh në Prishtinë/ E ngacmojnë gruan shtatëzënë dhe i rrahin bashkëshortin (Foto)

  • 27 July 2015 - 21:56
Ndodh në Prishtinë/ E ngacmojnë gruan shtatëzënë dhe i rrahin bashkëshortin (Foto)

(E plotësuar) Përsoni që ka ngacmaur çiftin dhe më pas së bashku me disa shokë të tij ka sulmuar fizikisht burrin është vetëdorëzuar në polici.

Më pas policia ka marrë atë dhe shokët e tij për të dhënë deklaratat në polici.

..................................................................................................................................

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sonte në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Një çift kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur një person tjetër me makinë ka filluar t’i ngacmojë, më saktësisht gruan e cila ishte shtatëzënë, raporton Kosova Sot.

Vetura ka lëvizur para-prapa veturës së çiftit dhe i ka lëshuar një dritë baterie në fytyrë gruas.

Duke e parë situatën, burri të cilit po i ngacmohej gruaja, ka dalur përpara asaj veture dhe e ka ndalur, me ç’rast ka biseduar me ngasësin e asaj veture, për ta pyetur se ku qëndron problemi.

Por, nuk e ka pritur asgjë e mirë, pasi personi që po i ndiqte së bashku me disa shokë të tij e kanë rrahur burrin, njofton Kosova Sot.

Pasi e kanë rrahur, sulmuesi ka ikur dhe është fshehur në banesën e tij në Ulpianë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke tentuar ta gjejnë personin i cili është fshehur, pas sulmit që ka bërë.

Policia po kontrollon veturën e sulmuesit dhe po pyet banorët për banesën e të kërkuarit, ndërsa ka ndaluar shokët e tij, të cilët i kanë ndihmuar në sulmin e kryer.

Ambulanca i ka marrë gruan shtatëzënë dhe burrin e saj, i cili është rrahur.

(Kosova Sot) 

 

Image
Image