“Bomba” e Vasilit: Pas 2 javësh tjetër skandal, paratë e drogës u dërguan jashtë

  • 23 October 2017 - 21:55
“Bomba” e Vasilit: Pas 2 javësh tjetër skandal, paratë e drogës u dërguan jashtë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë të fortë i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv.

Vasili tha se pas dy javësh do zbardhen ngjarje të reja në vijim të hetimeve për trafikun e drogës. 

Vasili foli për transferta parash jashtë vendit, skandal i cili do zbardhet sipas tij pas dy javësh. Vasili tha gjithashtu se shumat janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni. “Do ketë ngjarje të reja pas dy javësh. 

Të lidhura me krimin dhe trafiqet, bëhet fjalë për para të transportuara. Para të cilat kanë lëvizur jashtë Shqipërisë, të cilat janë të gjitha para jo të pastra, janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni”, u shpreh Vasili. 

(Kosova Sot)