Dhjetë komunat ku Vetëvendosja humbi numër të madh votash

  • 23 October 2017 - 22:35
Dhjetë komunat ku Vetëvendosja humbi numër të madh votash
Lëvizja Vetëvendosje ishte befasia e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit, duke arritur të dalë e para në disa komuna kryesore.

Rezultatet në Gjilan, Kaçanik, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Viti, Obiliq e komuna tjera ishin shumë të kënaqshme për partinë e Visar Ymerit.

Por situata doli ndryshe në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje.

Në shumicën prej këtyre komunave, Lëvizja Vetëvendosje pësoi një humbje të madhe të votave.

Ja përqindjet:

Ferizaj: 35% (zgjedhjet nacionale), 21.90% (zgjedhjet lokale)

Kaçanik: 38% (zgjedhjet nacionale), 20% (zgjedhjet lokale)

Fushë kosovë: 34% (zgjedhjet nacionale), 20% (zgjedhjet lokale)

Obiliq: 27% (zgjedhjet nacionale), 7.87 (zgjedhjet lokale)

Vushtrri: 36% (zgjedhjet nacionale), 25% (zgjedhjet lokale)

Viti: 37% (zgjedhjet nacionale), 22.95% (zgjedhjet lokale). 

(Kosova Sot)