OKB: 11 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare

  • 23 October 2017 - 22:52
OKB: 11 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare

Më shumë se 11 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për asistencë humanitare për shkak të luftës që ka shkatërruar këtë vend që prej marsit 2015, theksoi sot Zyra e Koordinimit për Çështjet Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA).

“Këta fëmijë janë viktima të drejtpërdrejta të krizës më të rëndë ushqimore në botë, nga një epidemi e pazakontë e kolerës dhe mungesa e shërbimeve mjekësore dhe ushqimore”, shtoi OCHA.

“Sistemi i arsimimit është gjithashtu drejt fundit, pasi më shumë se pesë milionë fëmijë rrezikojnë të privohen nga e drejta për t’u shkolluar”, theksoi ky organ i OKB-së.

Lufta në Jemen është mes forcave qeveritare që u dëbuan nga kryeqyteti Sana nga rebelët Huthis, akuzuar se ishin të mbështetur nga Irani dhe që janë aleatë të njësive ushtarake besnike të ish-presidentit, Ali Abdallah Saleh. 

Në mars 2015, forcat qeveritare kanë marrë mbështetjen e një koalicioni ushtarak arab të drejtuar nga Arabia Saudite dhe luftimet dhe sulmet ajrore nuk janë ndërprerë që prej asaj kohe.

(Kosova Sot)