‘Bomba’ e Artan Hoxhës, zbulon nderin që prokuroria i ka bërë Saimir Tahirit

  • 24 October 2017 - 09:42
‘Bomba’ e Artan Hoxhës, zbulon nderin që prokuroria i ka bërë Saimir Tahirit

 Artan Hoxha, në një emision televiziv është shprehur se Prokuroria nuk ka patur prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Hoxha ka deklaruar se arrestimin i Saimir Tahirit duhej lënë në dorën ë gjykatës dhe jo në atë të Prokurorisë.

“Për mua Prokurori i ka bërë një nder të madh Saimir Tahirit duke vepruar në atë formë. Nëse unë do të isha Saimir Tahiri, ditën që më doli emri unë do i kisha hip avionit, do të kisha shkuar në Prokurorinë e Katanës dhe do tu thosha që unë jam Saimir Tahiri, keni dokumenta për mua, ja ku më keni. 

Po të isha këshilltar i Saimir Tahirit këtë këshill do i jepja. O zotëri hipja avionit, pashaportë diplomatike ke, shko tek Prokurori e Katanies dhe thoi unë jam Saimir Tahiri”, u shpreh Hoxha. 

(Kosova Sot)