Llapushniku tërhiqet nga kundërshtimi i varrezave katolike (Video)

  • 27 July 2015 - 22:49
Llapushniku tërhiqet nga kundërshtimi i varrezave katolike (Video)

Banorët e Llapushnikut janë tërhequr nga protestat kundër punimeve për varrezat katolike në këtë fshat, njoftohet përmes një komunikate nga përfaqësuesit e komitetit të këtij fshati.

Sipas këtij njoftimi, komiteti i fshatit Llapushnik të Komunës së Drenasit, të dielën ka mbajtur një mbledhje banorët e fshatit për këtë çështje.

Pas këtij takimi është marrë vendimi unanim që të mos protestohet kundër punimeve për rrethojat e varrezave për komunitetin katolik të fshatit Llapushnik, raporton Kallxo.com.

Kurse për të gjitha paqartësitë procedurale ligjore, komiteti fton Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Drenasit që të njoftojnë opinionin për anën ligjore të këtyre procedurave.

“Ne si banorë të fshatit Llapushnik, vazhdojmë dhe do të punojmë ne tolerancën dhe vëllazërinë që kemi trashëguar brez pas brezi”, thuhet nëkomunikatën dërguar nga përfaqësuesi i komitetit, Ramadan Gashi.

Ky vendim i fshatit vjen një ditë para rifillimit të paralajmëruar të punimeve, për këtë të hënë, në 27 korrik.