Historianët kosovarë Vulinit: Kush dogji xhamia? (Video)

  • 27 July 2015 - 23:22
Historianët kosovarë Vulinit: Kush dogji xhamia? (Video)

Nëse flasim për djegie dhe shkatërrime të monumenteve fetare e historike gjatë luftës në Kosovë, atëherë Serbia nuk do të duhej të ishte pjesë e UNESCO-s.

Kjo është përgjigja e dy historianëve kosovar, Jahja Dranqolli dhe Muhamet Mala, kundër ministrit serb Aleksandër Vulin, i cili ditë më parë deklaroi në Prizren se në UNESCO nuk kanë vend ata që dogjën kishat, duke iu referuar aplikimit për anëtarësim të Republikës së Kosovës në UNESCO.