Koalicioni aktual (nuk) i ka numrat për Gjykatën Speciale

  • 28 July 2015 - 07:35
Koalicioni aktual (nuk) i ka numrat për Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale nuk përfshihet as në seancën e radhës

Zvarritja e votimit të amendamenteve dëmton procesin 

Analisti politik Nexhmedin Spahiu beson se tani faktori ndërkombëtar, duke parë që PDK-ja nuk po "mund t'i bindë" të gjithë deputetët e vet për votimin e Speciales, do të ndërhyjë me një kërkesë tjetër të riformatimit të përbërjes aktuale të kësaj Qeverie, duke përfshirë në koalicion edhe ndonjë subjekt tjetër politik opozitar, në këmbim të sigurimit të votave të mjaftueshme për votimin e Speciales

Edhe në javën e fundit të punës së Kuvendit, në prag të fillimit të pushimeve të verës sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës, Kryesia nuk planifikon të fusë në rend dite për procedim votimi amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Futja në rrugë pa krye e kësaj agjende është bërë e njohur nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili e ka kryesuar mbledhjen e fundit të kryesisë të hënën, në të cilën është përcaktuar rendi i punës për seancën e fundit të sesionit pranveror, që do të mbahet këtë të enjte, 30 korrik. Haliti tha se deri në fillim të mbledhjes së djeshme nuk ka pasur asnjë sinjal nga Qeveria e Kosovës, për caktimin e ndonjë date rreth seancës së veçantë, në të cilën do të riprocedoheshin për votim amendamentet për specialen. "Qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, i ka mundësitë që ta thërrasë seancën për riprocedim të amendamenteve kushtetuese dhe ta caktojë kohën kur ata janë gati dhe kur i kanë kushtet për ta sjellë do të thotë kur grupet parlamentare janë të gatshme për ta votuar në numrin e caktuar të deputetëve që të votojnë.", tha ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)