Rafuna&CO të shkarkohen

  • 28 July 2015 - 07:42
Rafuna&CO të shkarkohen

Korrupsioni dhe kapja e institucioneve, me pasoja për ekonominë

Ministria e Financave po i hesht skandalet në dogana

"Fundja ai nuk është i vetemëruar në atë post, por e kanë emëruar, e nëse me të vërtetë duam ta luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar, keqpërdorimet dhe gjitha të këqijat në Kosovë, atëherë duhet t'i shkarkojmë dhe burgosim matrapazët e politikës dhe parapolitikës, që shkatërruan, degraduan, privatizuan fabrikat e ndërmarrjet shoqërore, krijuan monopol ekonomik dhe politik, që vodhën e plaçkitën çdo gjë në këtë vend, duke i dënuar me burgim të rëndë dhe konfiskim të pasurive", tha deputeti Pal Lekaj

Me gjithë paralajmërimet e ministrit të Financave, Avdullah Hoti, që i pati dhënë në fillim të këtij viti se është duke e përcjellë me vëmendje punën e kreut të ri të Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke mos e përjashtuar mundësinë e shkarkimit të tij nga posti, veprimet e deritashme 8 mujore po tregojnë se Ministria e Financave po qëndron pasive ndaj shkeljeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Dogana. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të kësaj ministrie se kur pritet shkarkimi eventual i drejtorit të Doganave, Lulzim Rafuna, për shkak të skandaleve të tij, zyrtarët e MF-së nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Opozita e akuzon Qeverinë se po e mbron abuzimin e zyrtarëve. Sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, kjo heshtje e drejtuesve të Ministrisë së Financave të Kosovës në një farë mënyre do të thotë se në keqpërdorimet në të cilat tashmë edhe opinioni i gjerë e di se është përfshirë drejtori i Doganave po bëjnë pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë aktuale të Isa Mustafës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)