Plaçkitet vila e sekretarit të PD-së Arben Ristani

  • 28 July 2015 - 10:20
Plaçkitet vila e sekretarit të PD-së Arben Ristani

Në Gjirin e Lalëzit, është plaçkitur vila private e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani.
Bëhet fjalë për shtëpinë e pushimit veror të familjes së deputetit Ristani. Vila ndodhet brenda kompleksit "Lura" në Gjirin e Lalëzit dhe për më tepër ruhet 24 orë nga roje private, shërbim që e paguajnë pronarët e vilave.
Vjedhja e banesës është bërë me thyerje gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në Gjirin e Lalëzit, transmeton noa.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor,i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia nuk tha se kush e bëri denoncimin për vjedhjen, por pohoi se nga specialistët për krimet në  Komisariatin e Policisë Shijak, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.