Ja cilët janë vendet turistike më të rrezikuara nga terrorizmi (Foto)

  • 28 July 2015 - 10:57
Ja cilët janë vendet turistike më të rrezikuara nga terrorizmi (Foto)

Në mesin e të gjithë vendeve në një hartë është paraqitur edhe Kosova, e cila është konsideruar si një vend “me rrezik të përgjithshëm nga terrorizmi”.

Ndërsa të gjitha shtetet e rajonit përveç Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës kanë rrezik themelor, përderisa Kosova dhe Bosnja konsiderohen me rrezik të përgjithshëm nga terrorizmi, raporton Express.co.uk

Spanja është vend i cili akomodon një numër të madh të turistëve, dhe është një orientim i turistëve, por, ajo konsiderohet me rrezik të madh nga terrorizmi, dhe nuk u rekomandohet njerëzve të kalojnë pushimet atje, transmeton lajmi.net

Një tjetër vend evropian që konsiderohet me rrezik të lartë nga sulmet terroriste është Franca, dhe kjo buron që nga sulmi terrorist që kishte ndodhur në revistën satirike “Charlie Hebdo”.