Prizrenasi kanos djalin, prangoset

  • 28 July 2015 - 11:38
Prizrenasi kanos djalin, prangoset

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Prizreni pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur djalin e vet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në veturën e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, një karikator dhe pesë fishekë të cal 9 mm ndërsa te një mik i të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie e tipit Hatsan, prodhim turk, cal. 12-GA, 42-fishekë 9x19 mm, dhe 25-fishekë të cal. 12-GA. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)