Zbulohet identiteti i personit të vrarë sot në Kumanovë

  • 28 July 2015 - 15:16
Zbulohet identiteti i personit të vrarë sot në Kumanovë

Është zbuluar identiteti i personit të vrarë sot paradite rreth orës 11 e 20 minuta në rrugën Tode Mendoll në Kumanovë. ​Sipas informative të para është vrarë Riza A. 71 vjeçar kurse lëndime të rënda ka marrë djali i tij 30 vjeçar Adnan A.

Si autor i vrasjes dyshohet shtetasi kosovar Beqir N. i cili ka qenë dhëndër i viktimave. Sipas informatave të para Adnani ka marrë plagë në këmbë dhe është transferuar në spital, raporton “lajmpress.com”.

Pas vrasjes së kryer, autori Beqir N është futur në një automobil “BMW” me targa zvicerane dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Më herët është informuar se shkak për incidentin kanë qenë raportet e prishura familjare, respektivisht sherri rreth asaj se me kë do të jetojë fëmiu i vogël të cilin Beqir N. e ka pasur deri sa ka qenë i martuar me vajzën e Rizaut tashmë të ndjerë.