Dënohen ushtarët austriakë të KFOR-it se vritnin qenë dhe mace

  • 28 July 2015 - 15:26
Dënohen ushtarët austriakë të KFOR-it se vritnin qenë dhe mace

Disa ushtarë austriakë, pjesëtar të kontingjentit të KFOR-it në Kosovë, janë kthyer në shtëpi, si dënim për vrasjen e qenve dhe maceve në kampin e KFOR-it në veri të vendit.

Sipas një njoftimi të ushtrisë austriake. Një nënoficer dhe dy ushtarë të kampit “Noting Hill”, në veri të Kosovës, kishin vrarë një qen dhe disa mace. Për këtë është njoftuar edhe një oficer, i cili ka marr masa në lidhje me këtë, transmeton lajmi.net.

Ata në fund të javës së kaluar janë kthyer në vendlindje-Austri, pasi që është konstatuar se të njëjtit kanë bërë shkelje të rregullave ushtare, duke vrarë kafshë të lira në natyre. Ndaj ushtarakëve janë marr një sërë masazh disiplinore.