Shkuan në New York për ta festuar diplomimin, por...

  • 01 November 2017 - 09:56
Shkuan në New York për ta festuar diplomimin, por...

Sulmi terrorist në Nju Jork duket se u ka marrë jetën edhe 5 miqve nga Argjentina. Tetë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kur shoferi i një kamioni goditi njerëzit që po kalonin në një rrugë të Manhatanit.

Sulmuesi 29-vjeçar, i cili raportohet të jetë një emigrant uzbek, u qëllua dhe u plagos nga policia ndërsa po largohej nga automjeti.

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të "rrisë" masat e verifikimit të emigrantëve, pas sulmit.

I dyshuari thuhet se bërtiti "Allahu Akbar" ("Zoti është më i madhi") sapo zbriti nga kamioni.
Zyrtarët deklaruan se bëhej fjalë për një sulm terrorist.

Në kamion u gjet një shënim që i referohej Shteti Islamik, raportuan mediet amerikane.
Kush ishin viktimat?

Vdekja e pesë miqve argjentinas u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e vendit. Ata ishin pjesë e një grupi prej 10 miqsh, dhe kishin ardhur në Nju Jork për të festuar 30-vjetorin e diplomimit të tyre.
Ministria e Jashtme e Argjentinës deklaroi se ata ishin rreth  49 vjeç dhe i indetifikoi si Diego Enrique Angelini, Alejandro Damian Pagnucco, Ariel Erlij dhe Hernan Ferruch.

Tri ditë zieje janë shpallur  në qytetin e tyre të lindjes , ndërkohë që Presidenti Mauricio Macri shprehu "ngushëllimet e tij të thella" për familjet e viktimave në Twitter.

Një shtetas belg mbeti gjithashtu i vrarë , tha ministri i jashtëm i Belgjikës.
Ndërkohë dy viktima të tjera nuk janë identifikuar ende.

(Kosova Sot)