Çka ndodhi dje në Serbi, pas takimit që patën për Kosovën

  • 01 November 2017 - 09:55
Çka ndodhi dje në Serbi, pas takimit që patën për Kosovën

Dje në Serbi u mblodh grupi punues në lidhje me dialogun që ka filluar të zhvillohet atje për Kosovën.

Nga takimet e para nëdrmjet zyrtarëve të lartë serbë është bërë e ditur se synohet që të gjendet një zgjidhje e cila do të ishte e përshtatshme për të dyja shtetet.

“U theksuar se dialogu të mos bie ndesh me prioritetet e rëndësishme si marrëveshjet në Bruksel dhe rezoluta 1244. Është e rëndësishme që të marrin pjesë të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe zgjidhja duhet të jetë për të mirën e të gjitha palëve”.

Pas tri takimeve dhe diskutimeve, është bërë e ditur se do të organizohet takim me zyrtarët e bashkësive fetare.

“Vendimi do të jetë në emër të qeverisë, dhe e pranishme do të jetë edhe ministrja e drejtësisë Nela Kuburoviq, si dhe drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq. Do të mbahen tre dialogje ku do të ketë përfaqësues edhe të institutive shkencore”, shkruan gazeta e njohur serbe.

Kryetari i këtij grupi punues, Marko Gjuriq ka njoftuar se në muajt e ardhshëm do t’i dëgjojnë edhe opinionet nga spektri i gjerë social.

“Vuçiq e ka nisur këtë dialog, dhe insiston ta çojë në nivele më të larta. Grupi do ta mbështesë presidentin dhe qeverinë në një nga detyrat më të vështira në të cilat është ballafaquar vendi ynë. Do të shikojmë se cilat institucione, grupe sociale dhe përfaqësues tjerë që do të japin mendime për çështjen e Kosovës”, deklaroi Marko Gjuriq.

“Debati do të jetë i instaluar gjerësisht. Duhet të përfshijë institucionet qeveritare, komunitetin akademik, shoqërinë civile”, shpjegoi Gjuriq.

Ndryshe në këtë dialog nuk do të marrin pjesë shumica e partive opozitare në Serbi.

(Kosova Sot)