LDK e rritë presionin ndaj enigmës së avionit privat të Shpend Ahmetit

  • 01 November 2017 - 13:59
LDK e rritë presionin ndaj enigmës së avionit privat të Shpend Ahmetit

Zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli e ka aktualizuar edhe më shumë enigmën rreth fluturimit të Shpend Ahmetit me aeroplan privat. Havolli ka ironizuar me një fotografi të një aeroplani privat marrë nga Google duke thënë se Ahmeti e ka fotografinë origjinale.

Havolli thotë se Ahmeti po shëtitet nepër jahte e aeroplane luksoze për marrëveshje por nuk po tregon.

"Edhe sa mjete transporti luksoze/sekrete të biznesmenëve duhet me u shetitë për deal-a t’veta?", ka pyetur ai.

Çështjen e aeroplanit privat e ka bërë të njohur për publikun kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa.

Ditë më parë Mustafa ka shkruan në FB se Shpend Ahmeti nuk është i denjë për të udhëhequr përsëri me Prishtinën pasi ai njihet si kryetar që shëtite me jahte dhe aeroplan privat të biznesmenëve.

Ky është statusi i plotë i Havollit:

Une këtë fotot të private jet (aeroplanit privat) e gjeta në google. Shpend Ahmeti e ka origjinale...ama nuk po kallxon. Edhe sa mjete transporti luksoze/sekrete të biznesmenëve duhet me u shetitë për deal-a t’veta? Nuk po kallxon, sikur për jahtë, që thojke s’jom kon në jahte.

Image


(Kosova Sot)