< Kaçaniku: Zëvendëskryeministrat e zëvendësministrat po e shkretojnë gjepin e qytetarit - Lajme - Kosova Sot
Kaēaniku: Zėvendėskryeministrat e zėvendėsministrat po e shkretojnė gjepin e qytetarit

Kaēaniku: Zėvendėskryeministrat e zėvendėsministrat po e shkretojnė gjepin e qytetarit

Selatin Kaçaniku ("Konsumatori") tha për "Kosova Sot" se zëvendëskryeministrat, zëvendësministrat, zëvendësit, ministritë, këshilltarët, protokollet e kabinetet edhe mobiliet e automjetet e shpikura të koalicioneve pushtetndarëse po i kushtojnë shumë, tepër shumë qytetarit konsumator taksapagues - gjenerues kryesor i buxhetit të Republikës së Kosovës. "Këto " shpikje " nuk janë pjesë e kontratës me qytetarin, elektoratin, as marrëveshje për koston e tyre nga buxheti me qytetarin konsumator taksapagues. Po këta janë përgjegjës edhe për mbipopullimin për 2/3-at e të punësuarve në administratën dhe Ndërmarrjet Publike", theksoi ai. "Në vend se të bëjnë ekonomi, treg e biznese prodhuese e eksportuese, të cilat do të krijonin buxhet, këta burrat e botës, 'politikanë', të paaftë për të krijuar ekonomi të mirëfilltë, pa dhimbje vazhdojnë ta shkretojnë e ta varfërojnë xhepin e qytetarit konsumator taksapagues dhe buxhetin e gjeneruar nga ai. Diskriminim klasik", tha Selatin Kaçaniku

(Kosova Sot)

7 orë e 43 minuta më parë