Kelmendi: A po dorëzohet Qeveria?

  • 01 November 2017 - 15:28
Kelmendi: A po dorëzohet Qeveria?

Sipas analistit Jeton Kelmendit, krejt kjo mjegull ngritët qëllimshëm nga vetë Qeveria e Kosovës para se të vendosë për ta pranuar versionin e Qeverisë së kaluar. "Pra, deklaratat e Behgjet Pacollit për çështjen e Demarkacionit janë shenja e parë e dorëzimit të kryeministrit Haradinaj në lidhje me këtë problem. Kjo është parë që në fillim se Haradinaj nuk mund të ndryshojë këtë version të Demarkacionit, kur partia e tij i ka vetëm 8 ulëse në Kuvend, ndërsa aleati i madh, PDK-ja, e ka bërë vetë këtë Demarkacion, i cili padyshim është i gabuar në dëm të Kosovës, por tani çdo guri e lëviz Thaçi dhe partia e tij që t'ia shpëtojnë fytyrën liderit të tyre", tha Kelmendi.
"Tani jemi në piken ku ose Thaçi, ose Haradinaj duhet ta humbin fytyrën dhe po duket se edhe pse Thaçi e ka bërë këtë pune të ligë, fytyrën do ta humbë kryeministri Haradinaj", tha Jeton Kelmendi

(Kosova Sot)