< Stamatoviq bën thirrje për bojkotim të dialogut të brendshëm për Kosovën - Lajme - Kosova Sot
Stamatoviq bėn thirrje pėr bojkotim tė dialogut tė brendshėm pėr Kosovėn

Stamatoviq bėn thirrje pėr bojkotim tė dialogut tė brendshėm pėr Kosovėn

Kryetari i Komitetit të iniciativës për shëndetësi të Serbisë, Milan Stamatoviq u ka bërë thirrje sot të gjitha institucioneve dhe individëve në Serbi që të bojkotojnë thirrjen për dialog të brendshëm për Kosovën, pasi sipas tij, preambula dhe aktet kushtetuese nuk mund të ndryshohen sipas vendimit të një njeriu.

“Kjo paraqet manipulimin më të rrezikshëm të vetëdijes së qytetarëve, për t’i dhënë legjitimitet për mohimin e sovranitetit të Serbisë nga ana e Vuçiq dhe shitjen e pjesëve të territorit shtetëror të Serbisë ndaj “terroristëve shqiptarë”, me urdhër të Uashingtonit dhe Brukselit”, ka thënë ndër të tjera Stamatoviq.

(Kosova Sot)

21 orë e 56 minuta më parë