Maloku: Vetëm me ekspertë ecet përpara

  • 01 November 2017 - 16:18
Maloku: Vetëm me ekspertë ecet përpara

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku tha për gazetën "Kosova Sot" se kuantiteti në ekonominë e njës hteti asnjëherë nuk ka dhënë më tepër se sa kualiteti.

"Po të kishim një Qeveri me numër më të vogël të njerëzve e ministrive në këtë Qeveri do të duhej që të ishin kyçur njerëzit dhe ekspertët me aftësi të kalibrit evropian, sepse Kosova ka kuadro të shkolluara që do të mundeshin ta udhëheqin nëpër ministri e Qeveri jo vetëm Kosovën, por tërë Evropën", u shpreh ai. Afaristi Maloku është i mendimit se ekonomia udhëhiqet me ekonomistë dhe me kuadro të kësaj fushe dhe nuk udhëheqin nga njerëzit jokompetentë.

"Në këtë Qeveri ka qenë dashur që të futen edhe njerëzit dhe ekspertë jopartiakë dhe që nuk janë militantë të partive politike", potencoi ai.

(Kosova Sot)