< Rama liron nga detyra të 12-të prefektët - Lajme - Kosova Sot
Rama liron nga detyra tė 12-tė prefektėt

Rama liron nga detyra tė 12-tė prefektėt

Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra të 12 prefektët në vend. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë edhe vendimi, ndërkohë që nuk dihet ende arsyeja e shkarkimit.

Një konferencë e vetë kryeministrit Edi Rama është paralajmëruar për në orën 16.00, ku do të flasë për vendimet më të fundit të qeverisë, ku përfshihet një ndryshim në ligjin për partneritetin publik privat e shumë të tjera.

Shtatë prej prefektëve u emëruan në maj të këtij viti në këtë post. Prefektët aktualë në rrethe:Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit

Admir Abrija, prefekt i Qarkut të Tiranës

Pandi Papando, prefekt i Qarkut të Korçës

Vasil Bregu, prefekt i Qarkut të Fierit

Ardit Kaja, prefekt i Qarkut të Dibrës

Ardit Demiri, prefekt i Qarkut të Elbasanit

Valbona Zylyftari prefekt i Qarkut të Beratit

Liman Morina, prefekti i Qarkut të Kukësit

Paulin Radovani, prefekti i Qarkut të Shkodrës

Eduard Ndrecaj, prefekt i Qarkut të Lezhës

Flamur Bime, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës

(Kosova Sot)

8 orë e 40 minuta më parë